Gjuha
Seminari i arsimtarëve të diasporës po mbahet në Ulqin
Në seminar po marrin pjesë rreth 150 mësimdhënës nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare që jetojnë në diasporë
Është duke u zhvilluar në Ulqin Seminari i Nëntë Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë. Ai mbahet në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me komunën e Ulqinit.
Në seminar po marrin pjesë rreth 150 mësimdhënës nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare që jetojnë në diasporë, thuhet në një komunikatë të MASHT.
Këmbimi i praktikave më të mira të mësimdhënies për fëmijët shqiptarë në diasporë, krijimi i kontakteve reciproke ndërmjet mësimdhënësve kudo në botë, njohja me aspekte të reja metodologjike me interes për efikasitetin e mësimit plotësues, janë disa nga synimet e seminarit. Punimet e seminarit I ka hapur kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Ai me këtë rast ka thënë se kjo ngjarje është e veçantë, për faktin se është e përmasave gjithëkombëtare në rrafshin e arsmimit të të rinjëve tanë në diasporë. Cungu me këtë rast ka uruar që seminari të përmbushë me sukses programin dhe misionin që ka.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që të ndihmojë mësimin plotësues në diasporë, me qëllimin parësor: mësimin e gjuhës shqipe si shenjë e parë dhe domethënëse për ruajtjen e identitetit, traditës dhe kulturës kombëtare”, ka thënë ndër të tjera Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja.
Gjoshi ka thënë më tutje se MAShT ka hartuar Krrikulën e Re dhe tekstet shkollore dedikuar nxënësve tanë në mërgim, në të cilat janë gërshetuar të gjitha lëndët mësimore. “Mësimi plotësues, jo vetëm që është transmetues i shkencës, kulturës, traditës dhe historisë njerëzore, por edhe i vlerave kombëtare dhe morale, prandaj i porositi mësimdhënësit që të jenë krenarë për misionin që kanë”, ka thënë në fund Gjoshi.
Në emrin e ministrit të arsimit të Shqipërisë ka përshëndetur edhe zëvendësministri i Arsimit të Republikës së Shqipërisë Adrian Tano, i cili tha se po vazhdon me sukses realizimi i projektit të përbashkët, më i rëndësishmi, për mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kombëtare, thuhet në komunikatën e dërguar nga MASHT.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha