Sporte Luftarake

Majlinda Kelmendi rrëmben medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv

Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.

Ajo arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen,

Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon, shkruajn mediat kosovare , përcjell albinfo.ch

Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.