Kuriozitete
Art nga mbeturinat në kryeqytetin francez
Pjesë të dëmtuara veturash, mbetje industriale apo çfarëdo pjese plastike, i shërbejnë Bordalo II që t’i shndërrojë ato në art të rrugës dhe skulptura të kafshëve në rrezik. Dy nga punët më të fundit të artistit, një lemur dhe një hut, tashmë janë të ekspozuara në rrugët e Parisit.
Artisti i famshëm portugez, Artur Bordalo, i njohur si Bordalo II, tashmc i ka instaluar 130 vepra arti të rrugës në 23 shtete të ndryshme, në 4 kontinente. Për këto punë, ai ka përdorur 42 tonë të plastikës së hedhur në mbeturina, si dhe të tjera lloje të mbeturinave. Bordalo II tha se ideja e tij është që të krijojë figura të kafshëve me materiale që i vrasin ato, sidomos plastika dhe ndotja që krijohet nga ajo, përcjell albinfo.ch
Një ekspozitë me punët e artistit do të hapet këtë fundjavë në Paris dhe si qëllim parësor ka edukimin e gjeneratës së re për ndikimin shkatërrues të globalizimit në biodiversitet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?