Bota
Papa Françesku: Armiqësia ndaj migrantëve po nxitet nga një frikë e paarsyeshme
Papa Françesku ka thënë të se armiqësia ndaj migrantëve është duke u nxitur nga një frikë e paarsyeshme.
Ai i ka bërë këto komente teksa ka arritur në Amerikën Qendrore, zonë nga e cila migrantët janë duke tentuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së 5.7 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit me Meksikën, ashtu që të mbajë migrantët jashtë Shteteve të Bashkuara, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Kjo kërkesë është refuzuar ashpër nga demokratët në SHBA, duke rezultuar me mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane.
Një nga gazetarët që ka qenë duke udhëtuar me Papën në Panama, është raportuar t’i ketë thënë atij se ka parë disa ndalesa që synojnë të ndalojnë migrantët për të mos kaluar në territorin e SHBA-së.
Papa i është përgjigjur, duke thënë se “Frika na bën neve të çmendur”.
Emigrimi pritet të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në vizitën gjashtëditore të Papës në Panama.
Kryepeshkopi 82-vjeçar pritet të vizitojë këtë vit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.
Ai ka thënë se ka dëshiruar që të vizitojë edhe Irakun, mirëpo është këshilluar që të mos e bëjë një gjë të tillë, sepse është shumë rrezik.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent