Maqedonia
3 përfaqësues nga Maqedonia në “Davos 2019”
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Zaev do të takohet me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me eurokomisarin, Johanes Han, dhe me përfaqësues të tjerë të lartë
Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi pjesëmarrjen për shkak të mosarritjes së pajtimit brenda kongresit për ndërtimin e një muri me Meksikën, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka probleme që nuk po i kontrollon dot me të ashtuquajturit “jelek verdhët”, që nuk i ndalin protestat.
Në Davos nuk do të shkojnë as presidentët e Rusisë dhe Kinës. Megjithatë, 3,200 pjesëmarrës do të ulen për të diskutuar rreth çështjeve të rëndësishme ekonomike në takimin e njerëzve që krijojnë politikën dhe ekonominë botërore.
Do të ketë përfaqësues të tjerë të lartë të politikës që do t’i bashkëngjiten liderëve të biznesit, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin japonez, Shinza Abe, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. Sigurisht do të diskutohet edhe për rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, uljen e vlerësimit të rritjes globale, rritjen e pesimizmit dhe pasigurisë.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të jenë mes pjesëmarrësve në samit, raporton Tvm2.
Nga qeveria maqedonase thonë se takimet e tyre do të fokusohen në realizimin e kontakteve dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik me vendet e zhvilluara, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Zaev do të takohet me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me eurokomisarin, Johanes Han, dhe me përfaqësues të tjerë të lartë, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.
Për kryeministrin Zaev, Davosi është pikënisja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë, që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025