Shkurt.ch

Ignazio Cassis: Davos është vendi ku bota bashkohet

Fjalimi i këshilltarit federal Ignazio Cassis me rastin e inaugurimit të "House of Switzerland" në WEF të Zvicrës

Mirë se vini në House of switzerland! House of switzerland ka udhëtuar shumë nëpër botë: në Athinë, Torino, Vankuver, Rio de Zhaneiro, Pyeongchang dhe tani: Davos! Davos, qyteti më i lartë i Alpeve, nuk është më “vetëm” Zvicër gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Përkundrazi, Davos është vendi ku bota bashkohet dhe ku janë të fiksuar të gjithë sytë.

Dhe për herë të parë si vend mikpritës ne kemi një vend në WEF, ku Zvicra mund të ftojë. Kështu që ne festojmë një premierë të vogël!

Ky pikëtakim i Zvicrës është në dispozicionin tuaj për takimet dhe ngjarjet tuaja – në një atmosferë komode alpike zvicerane.

Sepse si vendlindje e “shërbimeve të mira”, ne kemi gjetur ate që në Zvicër ju të mund të zhvilloni idetë më krijuese dhe më të qëndrueshme kur të uleni sw bashku.Sigurisht që mysafirët tanë duhet të jenë në gjendje të përjetojnë Zvicrën në një mënyrë kuzhinare duke ju shërbyer pjatat zvicerane të mirënjohura dhe të njohura në House of switzerland. Duke filluar nga supa e Graubündenit e deri te fondue dhe raclette!

Tashmë, Shtëpia ka nxitur shkëmbimet midis politikës, ekonomisw dhe shkencës.

– Gjeneva ndërkombëtare ishte në qendër të debatit dhe u shqyrtuan pasojat e digjitalizimit për punën e humanitarëve dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

– Neswr do të jetë një ngjarje në temën “Tech for Good”” e organizuar nga DDC. Teknologjia në shërbim të bashkëpunimit zhvillimor do të jetë një nga temat kryesore që duhet adresuar.

– Të enjten, switzerland Global Enterprise do të përdorë platformën për të ekspozuar potencialin e Zvicrës në hapësirën Crypto- dhe Blockchain.

Zonja dhe zotërinj

Dialogu dhe shkëmbimi: këto janë dy karakteristika themelore për vendin tonë. Gjatë WEF, me House of switzerland, ne fjalë për fjalë të ofrojmë një hapësirë ​​të dedikuar për dialog dhe shkëmbim.

Kjo hapësirë ​​ju takon,

– anëtarëve të Këshillit Federal,- deputetëve,- përfaqësuesve të partive politike, ekonomike,- shkencës dhe administratës.

Këto debate duhet të na lejojnë të reflektojmë për të ardhmen e vendit tonë.

Kjo është arsyeja pse unë vura qëndrimin tim në Davos nën parullat “Vizionet, inovacionets, perspektivat”. Jam i interesuar për shkëmbimin mbi:

– cilat tendenca po dalin në nivel global,- cilat probleme duhet të zgjidhim?- ku do të jetë bota në vitin 2028?- dhe çfarë do të thotë kjo për politikën tonë të jashtme dhe për punën e diplomatëve tanë?

EDA po i adreson këto pyetje duke zhvilluar vizionin e politikave të Jashtme 2028 dhe duke u marrë me “Diplomacinë 2.0”, dmth profilin e punës sw ardhshme të diplomatëve tanë.

Të nderuar kolegë

Ne të gjithë kemi shumë termine gjatë WEF, të cilët ne si një ekip i realizojmë në interes të vendit tonë.

Ku është mjedisi për një punë të tillë në ekip më i mirë, se sa në një stadium sportiv? Prej këtu shikojmë në sipërfaqen e akullit të HC Davos, të cilën unë do të doja të falënderoj në këtë vend që na i huazoi objektet e saj gjatë WEF. Falënderimet tona të sinqerta për mbështetjen shkojnë edhe në Komunën e Davosit. Shpresoj që këto hapësira të reja në WEF të shërbejnë si një platformë e vlefshme për përfaqësimin e interesave të Zvicrës. Ose me pak fjalë: “This house is your house-Kjo shtëpi, është shtëpia juaj”!

Dhe tani përfundoj në shpirtin e House:

“Deklaroj House of switzerland në Davos të hapur! Hopp Schwiiz!”.