Ekonomi

Davos: Rritja e bashkëpunimit është e rëndësishme për ekonominë botërore

Sipas tij ka tre elementë që duhen theksuar; rreziku i mjedisit në tërësi, mungesa e bashkëpunimit global dhe siguria kibernetike

Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, tha se rritja e bashkëpunimit është e rëndësishme për ekonominë botërore, që ka pasur rritje të ngadaltë dhe jo të barabartë që prej krizës financiare.

Klaus Schwab tha se mbledhja e këtij viti do të ofrojë më shumë hapësirë për bisedime mbi qeverisjen botërore dhe shtoi se Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në rrjetin e ri të globalizimit.

“Kina ka përparësi në procesin e inovacionit dhe teknologjisë. Mendoj që Kina ka është gjithashtu e para në inteligjencën artificiale. Kina mund të kontribuojë bazuar në eksperiencat, por duhet ta bëjë këtë edhe për shkak se ka një rol kryesor në botë”, është shprehur Schwab.

Ai theksoi se liderët e të gjithë vendeve duhet të shtojnë prioritetin ndaj bashkëpunimit global, nën kuadrin aktual ekonomik, transmeton ‘Scan’.

Ai ndau gjithashtu perspektivën e tij për sfidat që përballet ekonomia botërore, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij ka tre elementë që duhen theksuar; rreziku i mjedisit në tërësi, mungesa e bashkëpunimit global dhe siguria kibernetike.