Shkurt.ch
Hetohet “Raiffeisen Bank” në Zvicër
Një studim i pavarur i bankës zvicerane Raiffeisen nuk ka gjetur prova të aktiviteteve kriminale. Megjithatë, banka ka njoftuar një paketë masash të reja, si dhe largimin e tre anëtarëve të bordit.
Siç njoftoi banka, tre anëtarë të Bordit ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje të menjëhershme. Kjo do të thotë se të gjithë anëtarët e bordit që kishin shërbyer para 2015-ës në epokën e ish-Raiffeisen CEO Pierin Vincenz – nuk po punojnë më atje. Sekretari i përgjithshëm gjithashtu është larguar.
Studimi, i udhëhequr nga profesori i ekonomisë, Bruno Gehrig, u përqëndrua në bizneset e investimeve që Raiffeisen Zvicra dhe filialet e saj bleu nën Vincenz. Ai përmendi mangësi serioze në blerjen dhe menaxhimin e aksioneve, përcjell albinfo.ch.
Gehrig nuk gjeti prova se Vincenz apo menaxherët e tjerë të mëparshëm ose aktualë të Raiffeisen kishin kryer aktivitete kriminale relevante ose ishin pasuruar personalisht veten. Megjithatë, informacioni në lidhje me procedurat penale ishte përjashtuar nga studimi.
Avokati i përgjithshëm i Cyrihut po heton ish-shefin e Raiffeisen për menaxhim potencialisht të parregullt të biznesit – duke përfshirë arkëtimin e ndërmarrjeve të kompanisë Aduno dhe kompanisë investuese Investnet.
Verën e kaluar, pasardhësi i Vincenz dha dorëheqjen pas skandalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch