Bota
Italia dhe Franca përplasen për migrantët
Mbi 4,200 migrantë raportohet se kanë kaluar në Evropë në 16 ditët e para të vitit 2019
Franca thirri në bisedë informative ambasadoren e Italisë, pasi zëvendëskryeministri italian i akuzoi francezët për shfrytëzimin e Afrikës dhe nxitjen e migrimit.
Luigi di Maio i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Francën për politikat e saj në Afrikë.
Ai tha se Franca “nuk ka ndaluar kurrë kolonizimin e dhjetëra shteteve afrikane”.
Di Maio tha se nëse nuk do të ishte Afrika, Franca do të renditej e 15-ta në mesin e ekonomive botërore, e jo në mesin e gjashtë të parave.
Italia dhe Franca janë ndeshur edhe më parë për çështje të lidhura me migrimin, transmeton “REL”.
Italia është destinacion për mijëra njerëz që kërkojnë një jetë të re në Evropë.
Vitin e kaluar, Franca e ka kritikuar Italinë për moslejimin e anijeve me migrantë që të ankorohen në brigjet e saj, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët italianë janë përgjigjur duke e akuzuar vetë Francën për refuzimin e pranimit të migrantëve.
Mbi 4,200 migrantë raportohet se kanë kaluar në Evropë në 16 ditët e para të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh