Shkurt.ch
I derdhin në konto 92 biliardë dollarë!
Një shumë e tillë e parave nuk mblidhet edhe po të bëheshin bashkë të gjitha paratë e botës
Chris Reynolds ka fërkuar sytë një kohë të gjatë kur ka parë se në konton e tij që po e kontrollonte online shifrën marramendëse 92,233,720,368,547,800 dollarë. Kjo shumë është, thënë shqip, 92 biliardë dollarë e pak “të imta” tjera. Ndryshe, 92 233 bilionë dollarë ose edhe më ndryshe 92233720 miliardë dollarë.
Një shumë e tillë e parave në fakt nuk mblidhet edhe po të bëheshin bashkë të gjitha paratë e botës. Ajo është sa njëmijë herë prutoprodukti botëror.
Pak më vonë kur ai shikon edhe njëherë konton, e konstaton se aty nuk kishte më asnjë dollarë, pra ëndrra e biliarderit nuk i zgjati shumë Chrisit. Ishte një gabim i shërbimit të pagesave paypal. Megjithatë, ai u bë protagonist i medieve të cilat nuk reshtin duke e pyetur se çfarë do të brente me gjithë ato para sikur vërtetë t`i kishte fituar. Si patriot i mirë, Chris thotë se në radhë të parë do të lante të gjithë borxhin e jashtëm të SHBA-së. Pastaj do të blinte ekipin lokal të bejsbollit, “por me një çmim të arsyeshëm”, ka thënë ai.
Paypall nuk ka dashur të japë detaje rreth gabimit astronomik por ka premtuar se do ta hetojë çështjen.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave