Kinema
Paditet Netflixi për filmin “Black Mirror: Bandersnatch”
Një shtëpi botuese është duke paditur platformën Netflix për filmin “Black Mirror: Bandersnatch”. Kompania “Chooseco LLC”, që është botues i serisë së librave “Zgjidhni aventurën tuaj”, thotë se filmi në fjalë shkel mbi markat e saj.
Bandersnatch kishte premierën në dhjetor të 2018-ës, dhe lejon që shikuesi të bëjë zgjedhjen e tij mbi personazhet filmike, duke ndikuar kështu edhe mbi rrjedhën e filmit.
Librat me titullin “Zgjidhni aventurën tuaj” ishin të popullarizuara në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, duke vendosur lexuesin në këpucët e protagonistit, me çka i mundëson atij të ndikojë në rrjedhën e ngjarjes.
Siç shkruan e përditshmja Independent, Chooseco LLC kërkon të paktën 25 milionë dollarë dëmshpërblim.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025