Kosova
Vuçiq: BE-ja t’i bëjë presion Prishtinës për heqjen e taksës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndikojë më fuqishëm te Prishtina për, siç tha, heqjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq kërkoi nga Prishtina që të heqë taksën, duke thënë se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.
“E lus BE-në që kërkesat e saj ndaj palës shqiptare të jenë më të qarta dhe më specifike, jo sepse do t’iu gëzohesha atyre, por mendoj se e kemi shumë të rëndësishme të vazhdojmë të bisedojmë për serbët në Kosovë dhe për neve”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq tha se ka dëgjuar nga Prishtina se qëllim kryesor i taksës është t’i sjellë Serbisë dëm ekonomik dhe politik.
“Nuk mendoj se disa njerëz, që e konsiderojnë veten burrështetas, kanë qasje serioze derisa bëjnë politikë për t’i bërë dëm dikujt”, tha Vuçiq.
Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja qysh në muajin nëntor.
Ndonëse komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar heqjen e taksës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Vuçiq e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën me heqjen e taksës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë