Futboll
FC Besa e Biel-Bienne-s i fillon përgatitjet për pranverë, trajneri i motivuar
FC Besa nga qyteti i Biel-Bienne-s është nga ekipet e para shqiptare në Zvicër, që do t’i nisë parapërgatitjet për sezonin pranveror, njofton albinfo.ch.
Nën drejtimin e trajnerit, Albertoz Murtaj, ekipi i Besës dëshiron ta përgatit ekipin e tij për ta ruajtur formën shumë të mirë që e ka pasur skuadra, në pjesën e parë të sezonit.
Në deklaratën për albinfo.ch, trajneri Murtaj tha se synimet me ekipin e tij janë të qarta, kreu në Ligë dhe sa më larg në garat e Kupës.
“Qëllimet tona janë që sezonin ta përfundojmë në katër vendet e para në Tabelë. Në Kupë ditë mbaroj sezonin në katër vendet e para në tabelë. Në Kupë ne duam që të shkojmë sa më larg, duke nisur ndeshja me FC Ins-in. Unë shoh lojtarë me të cilët dua të punoj, ata i përshtaten futbollit dhe karakterit të konceptit tim. Ka edhe lojtarë interesantë të rinj që unë dua t’i shoqëroj gjatë rrugës”, thotë trajneri Albertoz Murtaj në deklaratën për albinfo.ch.
Ai thotë se në raundin paraprak, ekipi i tij ka qenë fenomenal. “Qëllimi u arrite në mënyrë të qartë. Përveç pikëve të fituara, unë jam i kënaqur edhe me mënyrën se si prezantohemi”, thotë Murtaj, duke shtuar se në ekip ka një frymë të mirë bashkëpunimi dhe një vullnet i madh për ta drejtuar klubin.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës