Feja

Ekspertiza i liron futbollistët myslimanë nga agjërimi!

Al-Azhar ka bërë një ekspertizë profesionale,sipas të cilës futbollistët profesionistë myslimanë lejohen të mos agjërojnë ramazanin, me kusht që atë ta kompensojnë më vonë.

Qysh në vitin 2010, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Liga Gjermane e Futbollit (DFL) kishin arritur pajtim me Këshillin Qendror të Myslimanëve të Gjermanisë sipas të cilit futbollistët profesionistë të besimit islam nuk janë të detyruar të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Tri vjet më vonë, kryetari i Këshillit të përmendur, Aian A. Mazyek është paraqitur me qëndrimin se situata e futbollistëve profesionistë myslimanë, që nga marrëveshja e vitit 2010 në Gjermani ka shënuar përmirësim të dukshëm.

Ndërkohë univesiteti Al-Azhar i Kairos, një ndër autoritetet më të rëndësishme të islamit ka bërë madje një ekspertizë profesionale, shkruan DFB.de. Aty thuhet se futbollistët profesionistë myslimanë lejohen të mos agjërojnë ramazanin, me kusht që atë ta kompensojnë (të agjërojnë) më vonë.