Kosova

Përfundon intervistimi i ish- Komandantit “Remi”

Gjykata Speciale ka përfunduar intervistimin ndaj Ish- Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Ky i fundit pas përfundimit ka dalë para mediave me një deklaratë të shkurtër.
Sipas Mustafës, Gjykata e Hagës e ka intervistuar atë në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar, përcjell albinfo.ch

“Unë kam një fjalë të shkurtër, e dini që kam pasur pyetje nga ju gazetarët por po them kështu se sot përfundoi intervista me mua pranë Dhomës së Specializuar. Isha i ftuar i dëshmitar i dyshuar. Ju e dini që ka qenë intervista e gjatë sot përfundoi. Pyetjet kanë qenë shumë serioze, dhe ne kemi qenë edhe ne shumë serioz gjatë përgjigjeve dhe sapo kemi përfunduar. Ka pasur pyetje se a do ta mbrojë UÇK-në, po ju them edhe njëherë UÇK më ka mbroj mua, unë skam pasur nevojë ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Mustafa.

Rrustem Mustafa është ftuar nga Gjykata speciale për tu intervistuar në lidhje me krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.