Kosova
A do ta tërheqë Amerika mbështetjen për ushtrinë ?
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka kthim mbrapa sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë se për këtë vendim nuk ka kthim mbrapa as prej Amerikës. Këto deklarata Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, kur u pyet se a do ta tërheqë përkrahjen Amerika për ushtrinë në rast se Kosova nuk e tërheq taksën për produktet serbe, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Respekti dhe dashuria ndaj Amerikës janë pa kushte, besnikëria jonë është e vërtetë. I kem do punë të shtëpisë tona, të cilat do t’i kryejmë për interesin tonë. Nuk ka qenë e lehtë arritja deri tek ushtria, s’ka kthim mbrapa për ushtrinë prej Amerikës”, u shpreh Haradinaj.
Ai, duke komentuar letrën e Departamentit të Shtetit për këtë gjë, e cila u publikua në media, tha se letra nuk është zyrtare, pasi që është me burime dhe se kontakti i drejtpërdrejtë i Qeverisë me Amerikën është përmes ambasadorit Philip Kosnett.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra