Zhvillim
Rënie e mëtejshme e investimeve të huaja në Kosovë
Ekspertët vlerësojnë se investitorët nuk vijnë vetëm me promovim, por duhet të përmirësohet klima e të bërit biznes, gjyqësori dhe zbatimi i kontratave
Për promovim të investimeve gjatë vitit 2012, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka shpenzuar mbi 1.4 milion euro. Këto të dhëna i kishte publikuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP).
Zyrtarët e MTI-së kanë thënë se Agjencia për Promovim të Investimeve për vitin 2012 nga 1.4 milion euro ka shpenzuar 1 milion euro në reklamë të “CNN”-it, ndërsa 33 mijë e 900 i ka shpenzuar në publikime të shprehjes së interesit të projektit me interes shtetëror “Brezovica” në revistën prestigjioze “The Economist” si dhe në gazetën “Financial Times” etj.
“Për të gjitha shpenzimet e mësipërme me përpikëri janë respektuar rregullat e prokurimit”, ka thënë Arta Istrefi, këshilltare për media në MTI, transmeton koha.net
Ndërkaq ekspertët vlerësojnë se investitorët nuk vijnë vetëm me promovim, por duhet të përmirësohet klima e të bërit biznes, gjyqësori dhe zbatimi i kontratave.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?