Lifestyle
Filmi kosovar në “Në mes” përfaqëson Kosovën në Berlinale
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Berlinale njoftoi për pjesëmarrjen e filmit “NË MES” të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”.
Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.
Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin, i cili veçmas theksohet nëpër këto familje.
Nëpërmjet personazheve portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve, sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes, kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje. Autori i filmit, Samir Karahoda, është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.
“Nuk e di si ta përshkruaj ndjenjën dhe gëzimin për vlerësimin e filmit nga një festival siç është Berlinalja, sidomos kur bëhet fjalë për film debutues. Përzemërsisht dua të falënderoj secilin protagonist pa të cilët ky film nuk do të ishte i mundur si dhe ekipin, i cili u përkushtua dhe kontribuoi me zemër në formimin e kësaj vepre”, theksoi autori Karahoda, përcjell albinfo.ch.
Filmi është prodhim autentik i Kosovës, si me mbështetje, ashtu edhe në produksion. Producenti i filmit, Eroll Bilibani, theksoi që ky fakt edhe një herë dëshmon për kapacitetet kreative të kinematografisë kosovare. Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 Shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë