Integrimi
Turnir humanitar në Zvicër me Lorik Canën dhe Halil Kastratin
Bëhet fjalë për një turnir humanitar në futboll të vogël që do të organizohet në Zvicër me rastin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.
Turniri do të mbahet në Gjenevë, derisa ka qenë vetë Lorik Cana që ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi duke informuar ndjekësit e tij për këtë ngjarje.
Kështu yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu si edhe humanisti Kastrati, i cili është bërë i njohur duke ndihmuar jetimët dhe ka bërë me shtëpi qindra familje.
“Lorik Cana, i cilli do jetë i pranishëm, këtë e ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, poashtu do të ketë dhe disa surpriza tjera dhe është e mundur të jetë i pranishëm edhe humanisti i madh shqiptar, Halil Kastratit, për të cilin ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë me ne në Gjenevë”, ka konfrimuar për albinfo.ch njëri nga organizatorët, Luan Hajdari.
Hajdari ka parlajmëruar edhe befasi tjera ndërsa për futbollistët si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë, sipas tij, do të marrin pjesë por jo fizikisht.
“Duke dhuruar fanellat e tyre të firmosura, të cillat do të jenë në shitje gjatë turnirit dhe të gjitha fondet e grumbulluar do të ndahen për ndertimin e një shtepie ose blerjen e një banese per një familje skamnore në nevojë, e zgjedhur nga Halil kastrati.”, thekson më tutje Hajdari duke treguar se shoqata “DPSC”, merret edhe me aktivitete të ndryshme humanitare gjatë vitit duke grumbulluar veshmbathje të dorës së dytë dhe mjete të ndryshme, të cillat i dergojnë në shoqatën e “Jetimave të Ballkanit” 2 herë në vit. Kjo është hera e dytë që shoqata në fjalë mbledh donacione në Zvicër për të ndërtuar shtëpi për skamnorët në Kosovës. Një organizim të këtillë e kishin realizuar vitin e kaluar.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Shkurt 2019
- Ora08:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit17 Shkurt 2019 - 20:00
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje