Shkurt.ch
Banka shkollore për mbrojtje nga tërmeti
Më shumë se 300 milionë studentë në mbarë botën janë në rrezik nga tërmetet, për shkak se shkollat e tyre nuk janë përgatitur për një situatë të tillë
Shkencëtarët izraelitë, Arthur Bruter dhe Ido Bruno, kanë disenjuar banka shkollore për t’i mbrojtur nxënësit nga tërmeti.
“Puna e këtyre bankave ka filluar kur unë isha një student i dizajnit në Jerusalem. Në fillim kam kërkuar për të gjetur një zgjidhje për t’i ndihmuar njerëzit nga fatkeqësitë natyrore”, thotë Bruter për CNN.
Pasi kanë studiuar pamjet e tërmetit në Haiti në vitin 2010, duke vuajtur njerëzit për shkak të shtëpive dhe shkollave të ndërtuara dobët, Bruter së bashku me mësuesin e tij, Bruno, vendosën për të kërkuar një zgjidhje që do të shmangte një katastrofë të tillë natyrore.
Ata kanë bërë banka shkollore që lehtë mund t’u rezistojnë goditjeve dhe të sigurojë strehim gjatë një tërmeti.
“Kur diçka bie në tavolinë, ajo absorbon energji, ndërsa rrënojat bien anash”, tha Bruter.
Ndërsa tavolinat kur radhiten njëra pas tjetrës mund të bëjnë një tunel, nëpërmes të cilit mund të shpëtojnë nxënësit nga rrënojat.
Pasi janë testuar nga ushtria izraelite, tavolinat janë dërguar edhe në Universitetin e Padovës në Itali.
Siç argumentojnë Bruter dhe Bruno, më shumë se 300 milionë studentë në mbarë botën janë në rrezik nga tërmetet, për shkak se shkollat e tyre nuk janë përgatitur thjesht për një situatë të tillë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave