Integrimi
Bujar Muli dhe heroizmi i tij në fokus të mediave botërore
Bujar Muli ishte në gjendje të kapte një sulmues të dyshuar, në një klub nate në Francë, me një vetmohim të guximshëm. Sulmuesi kishte një kallashnikov me vete.
“Unë nuk mendova në vetveten, kur iu afrova sulmuesit dhe e neutralizova, por në rreth 200 të ftuar të cilët qëndronin në klubin e natës”, thotë Bujar Muli, i cili jeton në afërsi të Dijon (F). Mikja e tij Lindita Lajqi nga Baseli thotë: “Policia pothuajse e vrau si të pafajshëm për një qime floku”.
Truproja 31-vjeçar i klubit të natës Le QG në Avallon (F), që në orët e para të vitit të ri kishte ndërhyrë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Rreth orës 4:30 të mnatës së vitit të ri, një person i moshën 30 vjeçare me një kallashnikov në duar u shfaq para klubit të tij, përcjell Albinfo.ch.
Kjo, për shkak se ai paraprakisht ishte dëbuar nga klubi, thotë Muli: “Ai ka mashtruar njerëz të tjerë. Kur një koleg e dëboi nga klubi, ai premtoi se do të kthehej. Gjë të cilën edhe e bëri”.
Në regjistrimet e kamerave të vëzhgimit shihet se si personi i afrohet klubit dhe endet mbi shkallë që të çon deri në lokal, me një kallashnikov në duar, përcjell Albinfo.ch.
Një kamerë e dytë pas pak ka regjistruar se si personi zbretë poshtë shkallëve dhe gjendet para hyrjes së klubit.
“Ai e la kallashnikovin në krye të shkallëve. Sidoqoftë, nuk e dinim nëse ai kishte armë të tjera ose nëse e kishte sjellë për ndonjë kolegë. Sepse kur u largua, ai ishte i shoqëruar”, spjegon Muli. “Kolegët e mi më këshilluan që të mos dal. Por, kjo nuk mund të jetë ndryshe, siguria e mysafirëve ishte në rend të parë për mua”, ka vazhduar më tej Muli, përcjell Albinfo.ch.
Muli kishte dalë me kolegët nga klubi i natës dhe e kishte rrëzuar sulmuesin. Pastaj ai ishte drejtuar lart shkallëve sepse dyshonte nëndonjë bashkëpunëtor në katin e sipërm.
“Në krye, unë nuk e pashë askënd, përveç se vetura e personit e cila ende ishte e ndezuar. Kur u përpoqa ta marr kallashnikovin, ndodhi një incident me policinë, e cila më parë ishte paralajmëruar nga pronari i klubit, pçrcjell Albinfo.ch. Nga vendi i ngjarjes ata vlerësuan se unë mund të jem sulmuesi”.
Videoja e mbikqyrjes tregon zyrtarët e policisë duke nxjerrë armët e tyre. Megjithatë, keqkuptimi u sqarua shpejt falë kolegut të tij. “Të ftuarit më përgëzuan. Edhe pronari i klubit dhe kolegët e mi janë shumë mirënjohës, duke përfshirë edhe policinë”. Muli, sipas policisë thotë se sulmuesi po shërbente në ushtrinë franceze, përcjell Albinfo.ch
Sipas mediave franceze, gjykimi do të zhvillohet në muajin shkurt. Kryerësi dyshohet se ka qenë në gjendje shumë të dehur.
Në Kosovë, Bujar Muli nuk është i panjohur. Në emisionin “Ora 7”, i cili emetohet në Televizionin Klan Kosova, ai u quajt “Hulk” i Kosovës, pçrcjell Albinfo.ch. Ndër të tjera, njeriu i fuqishëm kishte ndalur lëvizjen e automjeteve – duke përfshirë një Golf 2, një Passat dhe traktorë me një peshë prej 1400, 1600 dhe 2100 kilogram.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje