Shkurt.ch

Coca-Cola në shishe prej akulli!

“Ice-Bottle” siç do të quhet shishja dhe pija në të, përveç shijes freskuese të garantuar, do të ndikojë edhe në pastërtinë e plazheve dhe rrugëve

Kur të keni shumë vapë sigurisht se do të kërkoni një kokakolë me akull. E, tash e tutje nuk keni nevojë t`i shtoni akull kokakolës tuaj. Ajo do të jetë e tëra në akull. Apo më saktë, në shishen prej akulli!

Kësaj vere në treg do të paraqitet për herë të parë kokakola me shishe prej akulli, të prodhuar në mënyrë industriale dhe për shitje masive.

“Ice-Bottle” siç do të quhet shishja dhe pija në të, përveç shijes freskuese të garantuar, do të ndikojë edhe në pastërtinë e plazheve dhe rrugëve.  Kjo, për faktin e thjeshtë se shishja do të shkrijë në dorë të konsumatorit me të pirë ai lëngun që ka brenda. Krejt çfarë do të mbetet është etiketa e vogël prej letre.

Por megjithatë nuk mund të thuhet se  shishet prej akulli i përmbushin  me të vërtetë kriteret për ruajtjen e mjedisit. Për të siguruar qëndrueshmërinë e shishes prej akullit dhe për ftohjen e saj kërkohet shpenzim i një energjie të madhe…