Kosova
Cili është fokusi i Qeverisë së Kosovës për vitin 2019 ?
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me shefat e Grupeve Parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi dhe Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.
Në këtë takim u diskutuan mundësitë e realizimit të agjendës legjislative, që nënkupton edhe realizimin e projekteve për të ecur drejt një shoqërie të zhvilluar dhe të konsoliduar demokratike.
Me këtë rast, i pari i ekzekutivit theksoi: “Një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës do të jetë realizimi i agjendës legjislative për vitin 2019, dhe se për këtë nevojitet bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Qeverisë”.
Ai shtoi: “Kosova ka nevojë për dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend, me qëllim të realizimit të obligimeve institucionale në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë. Ky takim do të jetë në vazhdën e intensifikimit të punës sonë, për ta përmbyllur agjendën legjislative, që është edhe pjesë e detyrimeve tona në procesin e integrimeve euro-atlantike”, njofton Zyra për Komunikim e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim bashkëpunimin me të gjithë faktorët relevantë shtetërorë dhe institucionalë, me qëllim të arritjes së objektivave qeverisëse të vendit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë