Futboll

3 futbollistë shqiptarë të nominuar për në formacionin më të mirë në Zvicër

Tre futbollistë shqiptarë janë të nominuar për në formacionin “SAFP Golden 11” në Super Ligën e Zvicrës për vitin 2018, njofton albinfo.ch.

Janë sulmuesi i Basel-it, Albian Ajeti, dhe mesfushorët e FC Zürich-ut, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.

Benjamin Kololli, në faqen e tij në Facebook shkroi, “Proud”, krenar.

Shpallja e njëmbëdhjetëshit më të mirë do të bëhet më 28 janar 2019, në mbrëmjen e SFL-së që mbahet për herë të gjashtë, kësaj radhe në KKL Luzern.

Përzgjedhja bëhet nga kapitenët dhe trajnerët e të gjitha ekipeve SFL, trajnerët e ekipit kombëtar dhe gazetarët e zgjedhur të sportit.

Të nominuar janë:

Portë: Lindner (GC), Omlin (BAS), Von Ballmoos (YB)

Mbrojtje: Bangura (FCZ), Benito (YB), Cömert (SIO/BAS), Lauper (THU/YB), Mbabu (YB), Rüegg (FCZ), Sutter (THU), Von Bergen (YB)

Mesfushë: Fassnacht (YB), Kololli (LS/FCZ), H.Kryeziu (LUZ/FCZ), Sanogo (YB), Sierro (SG), Sow (YB), Sulejmani (YB), Tosetti (THU)

Sulm: Ajeti (BAS), Hoarau (YB), Nuzzolo (XAM), Sorgic (THU).