Integrimi
Në bankë dhe në fushë të futbollit, si “në shtëpi të vet”
Nesret Limani rrëfen për albinfo.ch fragmente nga jeta, ku ndërthurren ngjarje interesante rreth angazhimit të tij me ekipin e FC Kosovës dhe punës 18 vjeçare në bankën e dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse
“Paradeplatz” është një shesh në Bahnhofstrasse në Cyrih. Bëhet fjalë për një nga vendet më të shtrenjta të qytetit dhe për vite ka qenë sinonim për bankat dheprosperitetin zviceran. Në Paradeplatz, aty ku kanë selitë e tyre historike bankat më të mëdha të Zvicrës dhe hotelet luksoze, takuam edhe Nesret Limanin. 32-vjeçarit i është besuar pozita e zëvendës presidentit në Bankën Credit Suisse, ku është përgjegjës për klientelën gjermane.
Nesreti rrëfen për albinfo.ch fragmente nga jeta, brenda së cilës ndërthurren ngjarje e momente interesante që prej ditëve kur ai së pari ka kaluar shumë kohë në fusha të gjelbra me ekipin e FC Kosovës ndërsa tani edhe në bankën e dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse. Megjithëse ka mjaft angazhime si bankier, ai tregon që ka një disiplinë të veçantë për sa i përket aktivitetit me klubin e FC Kosovës, tashmë në cilësinë e presidentit.
Nga viti 2001 në “Credit Suisse”
Për shumë vite ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në klubin kosovar në Zvicër, “FC Kosova” duke qenë një lider i vërtetë, një kapiten i pazëvendësueshëm, por dhe një njeri me një sjellje të jashtëzakonshme me shokët e skuadrës dhe drejtuesit. Kështu, Nesreti arriti që të realizonte ëndrrën për të kaluar me FC Kosovën në ligën e parë të futbollit zviceran.
Ai tregon për fillimet e punës së tij dhe për periudhën tashmë 18 vjeçare të kaluar në bankë. “Prej fillimit më kanë interesuar financat, si funksionojnë aksionet në bursa etj. Me këtë punë kam filluar nga shkolla e mesme, do të thotë kam kryer zanatin në bankën “Credit Suisse”. Nga viti 2001 jam pjesë e kësaj banke. Këtu jam si në shtëpinë time të dytë. I jam shumë mirënjohës stafit që më ka pritur dhe trajtuar shumë mirë. Nuk është lehtë të jesh bankier. Duhet të punosh shumë. Të angazhohesh shumë. Duhet të japësh 120% nga vetja”, thotë Nesreti për albinfo.ch. Sigurisht, ai nuk ka asnjë arsye të braktisë Credit Suisse, bankën në të cilën bëri karrierë.
Në futboll ne mund të arrijmë shumë
Megjithatë, ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga pasioni i tij, futbolli. “E kam nisur me futboll dhe nuk jam tërhequr kurrë sepse e kam pasion. Si president i klubit të futbollit kam shumë dëshirë që shqiptarët të kenë sukses edhe në futboll. Mundemi të arrijmë shumë. Kemi shumë talente të futbollit. Shihet edhe në ekipin e Zvicrës (Xhaka, Shaqiri e të tjerët). Edhe si imazh “FC Kosova” ka arritur shumë për shqiptarët për shkak se përfaqëson brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë. FC Kosova është vendi më i mirë për imazh dhe integrim. Unë personalisht kam luajtur në pozitën e mbrojtësit. Isha te Kosova, Winterhuri e Juventusi (Zvicër). Kam shënuar edhe gola, por jo shumë, sidomos me kokë”, tregon tutje ai, duke premtuar ngjitjen lartë në ligat zvicerane të ekipit nga Cyrihu me emrin “FC Kosova”.
Ai tregon edhe për raportet që ka me klientët milionerë. Bëhet fjalë për klientë me pasuri mbi 5 milionë euro.
I këshillon bashkëkombësit ku të investojnë paratë
“Në banka është rritur numri i shqiptarëve. Unë kam raporte të mira me klientët, edhe pse punoj me milionerë. Nuk e kam shumë vështirë. Milionerët duan të dinë se kush është bankieri e çfarë punon. Në këtë pozitë jam prej 4 vitesh. Ka sekret bankar në Zvicër. Është ende prezent. Normalisht ruhen të dhënat konfidenciale”, shton tutje ai, duke treguar raste kur ka komunikuar në gjuhën shqipe me klientë shqiptarë në Zvicër. Ai shpesh këshillon bashkëkombësit ku të investojnë paratë e tyre.
Bankieri shqiptar është i kënaqur me të arriturat e deritashme në jetën e tij. “Nuk do të thotë se ke para nëse punon bankier. Varet se ku punon dhe sa angazhohesh. Kam një familje shumë stabile, jam shumë krenar për këtë gjë. Nuk e kam fshehur identitetin asnjëherë si shqiptar. Jam i kënaqur me të arriturat e deritashme. Nuk kam shumë plane për të ardhmen, por të shohim. Jam mirë në këtë punë dhe ndihem mirë”, deklaroi Nesret Limani, i cili është lindur e rritur në Cyrih, ndërsa familja e tij është nga komuna e Bujanocit.
Arritje të mëdha me “FC Kosovën”
Për shumë vite ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në klubin kosovar në Zvicër, “FC Kosova” duke qenë një lider i vërtetë, një kapiten i pazëvendësueshëm, por dhe një njeri me një sjellje të jashtëzakonshme me shokët e skuadrës dhe drejtuesit. Kështu, Nesreti arriti që të realizonte ëndrrën për të kaluar me FC Kosovën në ligën e parë të futbollit zviceran.
“Nuk e kam fshehur asnjëherë identitetin shqiptar”
Bankieri shqiptar është i kënaqur me të arriturat e deritashme në jetën e tij. “Nuk do të thotë se ke para nëse punon bankier. Varet se ku punon dhe sa angazhohesh. Kam një familje shumë stabile, jam shumë krenar për këtë gjë. Nuk e kam fshehur identitetin asnjëherë si shqiptar. Jam i kënaqur me të arriturat e deritashme.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor