Autotech

Televizori gjigant 165 cm nga LG

Gjiganti koreanojugor i teknologjisë LG paraqiti një televizor, ekrani i të cilit mund të mblidhet krejtësisht rrotull gjatë sallonit CES të elektronikës në Las Vegas.

Ekrani i teknologjisë OLED prej 65 polësh (165 cm) mund të mblidhet krejtësisht në bazamentin e tij, që është i teknologjisë më të fundit, sipas gazetarëve të pranishëm gjatë një prezantimi për median të bërë në kuadër të hapjes zyrtare të sallonit “Consumer Electronics Show”, ku bota e teknologjisë do të paraqesë deri të premten inovacionet e saj më të fundit, transmeton “ATSH”.

Pa dhënë asnjë datë fikse për tregtimin apo çmimin, LG e prezantoi këtë model në gamën e vitit 2019, duke lënë të mendohet se mund të jetë në i disponueshëm që këtë vit, përcjell albinfo.ch.

https://www.youtube.com/watch?v=br9yftCP9Mg