Lifestyle
Shtëpia e familjes së Rita Ora-s, mbi 1.3 milion funte
Prindërit e këngëtares me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale për fansat kanë zbuluar disa pamje të shtëpisë së tyre në Londër e cila ka vlerë prej 1.3 milion funte.
Këngëtarja 28 vjeçare e hitit “Girls” e ka vendosur familjen e saj në një shtëpi të re e cila ka 6 dhoma të gjumit dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka mbajtëset e shkallëve të zbukuruar me ari e stil të vjetër, pikturat e ndryshme dhe shumë orendi të çuditshme.
Gjithashtu, shtëpia ka një kopsht, dyshemetë e zbukuruar dhe një dhomë elegante të ngrënies e cila është e përkryer për të pritur në darkën familjare vajzat e tyre Ritën dhe Elenën, si dhe djalin Donin, shkruan “The Sun”.
Fillimisht, Rita e ka blerë këtë shtëpi në veri të Londrës për prindërit e saj në vitin 2014, me çmim prej mbi 1 milion funte, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Në të vërtetë, mendoj se kam bërë mirë që ua kam dhuruar shtëpinë prindërve të mi”, tha këngëtarja për “Free Radio”.
“Ata kishin nevojë më shumë sesa unë. Unë kurrë nuk qëndrojë në një vend”, shtoi Ora. “Të paktën prindërit e mi kanë një vend”, përfundoi ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë