Maqedonia

Zaev, i pasigurt për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka një ftesë, por ende mendohet nëse do të shkojë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti, që zhvillohet në Davos, qyteti i vogël zviceran nën Alpet.

Nga Qeveria maqedonase thonë se në periudhën e ardhshme do të përcaktohet agjenda nëse Zaev do të marrë pjesë për herë të dytë në mbledhjen e këtij viti të elitës botërore politike dhe të biznesit, e cila mbahet nga 23 deri më 25 janar në Davos, raporton ‘Alsat’.

Në këtë Forum Ekonomik Botëror marrin pjesë personalitete të njohura nga mbarë bota, përcjell albinfo.ch.