Ekonomi
S’ka më 500 euro, përdoret shumë nga kriminelët
“Më 27 janar të 2019-s, 17 nga 19 Bankat Qendrore kombëtare në zonën e Euros nuk do të lëshojnë më kartëmonedha 500-euroshe”, njoftoi Banka Qendrore Evropiane në faqen e saj të internetit
Eurozona do të ndalë së printuari kartëmonedhat 500-euroshe, apo prerjet në ngjyrë violetë që sipas autoriteteve janë mjeti më i përdorur nga kriminelët, teksa shumica e 19 vendeve që i janë bashkuar monedhës së përbashkët pritet ta zbatojnë nga muaji i ardhshëm.
“Më 27 janar të 2019-s, 17 nga 19 Bankat Qendrore kombëtare në zonën e Euros nuk do të lëshojnë më kartëmonedha 500-euroshe”, njoftoi Banka Qendrore Evropiane në faqen e saj të internetit.
Gjithsesi, Austria dhe Gjermania do të vazhdojnë të printojnë kartëmonedha të tilla deri më 26 prill, “në mënyrë që të garantohet një tranzicion i lehtë, por edhe për shkaqe logjistike”, shkruhej më tej në njoftimin e BQE-së.
Kartëmonedhat 500-euroshe në qarkullim, gjithsesi do të mbeten të ligjshme dhe do të mund të përdoren për të kryer pagesa, transmeton “TCH”.
Banka Qendrore Evropiane njoftoi në maj të vitit 2016 se do të ndalte së prodhuari kartëmonedhat 500-euroshe, duke thënë asokohe se pritej ta bëhet këtë gjë rreth fundit të vitit 2018, për shkak të “shqetësimeve se këto monedha lehtësojnë aktivitetet e paligjshme”, përcjell albinfo.ch.
Kartëmonedha me prerjen më të madhe të zonës së monedhës së përbashkët është një prej më të vlefshme në botë, së bashku me kartëmonedhën 1.000 franga zvicerane (1.017 USD apo 888 euro).
Për shkak të vlerës së lartë të saj dhe mbartshmërisë, ekspertët besojnë se kartëmonedhat 500-euroshe janë bërë të vyera për kriminelët që pastrojnë paratë apo edhe për financimin e terrorizmit, duke fituar kësisoj edhe pseudonimin “Bin Laden” në disa qarqe.
Sipas statistikave të BQE-së, kartëmonedhat 500-euroshe zënë rreth 2.4 për qind të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, por vetëm pak më shumë sesa 20% të vlerës në total.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë