Lifestyle
Gordon Ramsey dhe bashkëshortja presin fëmijën e pestë
Familja e kuzhinierit yll Gordon Ramsey së shpejti do të rritet edhe për një anëtar të ri.
Kuzhinieri i famshëm ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij Tana janë duke e pritur fëmijën e pestë, në një video që e kanë postuar në Instagram. Derisa ua uruan Vitin e Ri mijëra ndjekësve, ai dhe bashkëshortja e tij Tana thanë se e presin edhe fëmijën e radhës.
Gordon dhe Tana tashmë kanë katër fëmijë, Meganin, Matildan dhe binjakët Jack e Hjolly. Duke folur me ndjekësit e vet në Instagram, Gordon megjithatë nuk e zbuloi gjininë e foshnjës, e as sa kohë mbeti deri në lindje.
Në vitin 2016 çifti kishte njoftuar se humbën një fëmijë, e që për 52-vjeçarin, siç kishte deklaruar, ishte diçka që e afroi familjen akoma më shumë. Përndryshe, nikoqiri i emisionit shumë të njohur Hell’s Kitchen ka kremtuar 22-vjetorin e martesës me Tanan muajin e shkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë