Kosova

Prishtina festoi me spektakël fishekzjarrësh

Ndërrimi i moteve në kryeqytet është pritur me ndezje fishekzjarrësh e muzikë. 

Edhe sivjet komuna organizoi koncertin “Prite n’shesh”, të cilit iu bashkuan qytetarë të shumtë, për të festuar ardhjen e vitit të ri në sheshin “Zahir Pajaziti”. 

Dëshirë e qytetarëve edhe për vitin 2019 mbetet liberalizimi i vizave, derisa kanë kërkuar edhe më shumë mirëqenie. 

Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zotuar për realizimin e shumë projekteve në vitin që sapo kemi hyrë. 

E gjithë kjo festë u sigurua nga forca të shumta policore, të cilat patrulluan me armë të gjata në lokacione të ndryshme në kryeqytet.