Zhvillim
Zviceranët organizojnë tryezë për investimet në Kosovë
Në organizim të SEC (Dhoma Tregtare e Cyrihut për Evropë e Mesme), sot më 1 dhe nesër më 2 korrik në Prishtinë mbahet një tryezë e rrumbullakët për investimet në Kosovë me moton “Kosova, vend për investim”
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të SEC, në këtë tryezë do të ketë një përfaqësim të nivelit të lartë të institucioneve kosovare dhe të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Në emrin e Qeverisë së Kosovës tryezën do ta përshëndesë zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa nga institucionet zvicerane ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Së bashku me delegacionin zviceran të SEC, pyetjeve të pjesëmarrësve do t`u përgjigjen Valdrin Lluka, shef i APIK (Agjencia për promovimin e investimeve ë Kosovë), Hamzë Morina nënkryetar i ECIKS, agjenci me seli në Vjenë, që bën promovimin e investimeve në Kosovë nga shtetet gjermanishtfolëse, Dastid Pallaska, avokat.
Në këtë tryezë, përvojat e tyre nga investimi në Kosovë do t`i prezantojnë Flamur Shala (Baruti GmbH) dhe Christoph Frei (Rosconi AG).
Tryeza do t`i zhvillojë punimet në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë
Më 2 korrik, dita e dytë e tryezës, pjesëmarrësit do të kenë vizita pune në “Vali Ranch”, investim nga Zvicra i Fehmi Fetahit në vendlindjen e tij, në Përlepnicë të Gjilanit dhe në Gjakovë, te firma “Rosconi AG”, investim i zviceranit Christoph Frei.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?