Integrimi

Nxënësi shqiptar takon kancelaren Merkel dhe bën foto me të

"Unë i fola asaj pa menduar dy herë dhe e luta për një fotografi”, thotë Rafaeli. Merkel u tha truprojave që të më linin rehat dhe pranoi të bënte një fotografi me mua

I riu shqiptar Rafel Luka nga qyteza Flawil (St. Gallen, Zvicër) gjatë një qëndrimi në Berlin ka parë kancelarin gjermane Angela Merkel dhe ka vendosur që patjetër të bënte një fotografi me të. 

Në fakt ai dëshironte vetëm edhe pak të shëtiste nëpër Berlin dhe të vizitonte Bundestagun, tregon rafali për 20minuten.ch. Atje po qëndronte një grumbull gazetarësh, të cilët i kishte pyetur nëse pritej të vinte aty kancelaria Merkel. Kur ata i pohuan, Rafaeli vendosi të priste.

Kur makina e zezë me zonjën Merkel u afrua, ai shfrytëzoi menjëherë shansin: “Unë i fola asaj pa menduar dy herë dhe e luta për një fotografi”, thotë 19 vjeçari. Së pari ajo e shmangu të riun por kjo nuk ishte arsye që ai të dorëzohej. “Unë, thjesht e pyeta edhe një herë”. Pas kësaj i ishin afruar truprojat e kancelares dhe e kishin lutur që të largohej.

“Por Merkel u tha atyre që të më linin rehat dhe pranoi të bente një fotografi me mua. U befasova shumë”, thotë Rafaeli. Atij i kishte lënë përshtypje në mënyrë te veçantë sjellja e relaksuar e kancelares.

“Gruaja më e fuqishme në botë ishte krejtësisht e relaksuar”, thotë Rafaeli. Megjithëse ai nuk kishte mundësi të bisedonte me kancelarin Merkel, ky takim ishte për të “kujtimi ë i bukur i pushimeve në jetën e tij”.