Shëndetësi

Vazhdon greva e mjekëve në QKUK

Ka hyrë në ditën e 14-të greva e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjekët po kërkojnë rritjen e pagave dhe trajtim më të dinjitetshëm të punëtorëve shëndetësorë.

Mjekët kanë thënë se janë të vendosur të vazhdojnë me grevën, pasi nuk u besojnë premtimeve të politikanëve.

Kirurgu Arbër Morina ka thënë se ata kanë vetëm një kërkesë.

“Duam paga të njëjta me prokurorët dhe gjyqtarët. Përderisa qeveritarët gjejnë forma t’ua rrisin vetës rrogat, e edhe gjyqtarëve e prokurorëve, atëherë le të gjejnë një formulë edhe për ne”, ka thënë Morina.

Një ditë më parë Kyrekuvendari Kadri Veseli u premtoi drejtuesve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë se Ligji për Paga dhe buxheti për vitin 2019 do të kalojnë në pako në fillim të janarit, ku edhe pritet të rriten pagat e mjekëve.