Kuriozitete
Cirku heq dorë nga kafshët e vërteta
Pas turneut nëpër botë, dhe vizitave në shtete të shumta, cirku 1903 është kthyer në Londër për të kremtuar epokën e artë të akteve.
Por derisa cirku është kthyer në kohën kur luanët, arinjtë dhe zebrat ishin atraksioni kryesor këtë herë këtu nuk ka kafshë të gjalla, as edhe një.
Në vend të kësaj, drejtori për lodra dhe dizajn, Mervyn Miller ka krijuar elefantë të madhësisë natyrale nga alumini dhe plastika, e që operohen nga përformuesit.
“Gjithmonë është sfiduese që këto lodra të jenë të lehta në peshë ndonëse duhet të duken të fuqishme si kafshë të vërteta. Andaj kemi shfrytëzuar aluminin dhe disa lloje të plastikës sepse janë më të lehta në peshë. Sidoqoftë ishte proces i gjatë që të arrijmë deri këtu por rezultati është i kënaqshëm” tha Miller.
Asociacioni Britanik i veterinës, ka njoftuar se përdorimi i lodrave është trend i ri derisa shumë cirqe po heqin dorë nga përdorimi i kafshëve të vërteta.
Shfaqjet e cirkut 1903 do të vazhdojnë në Londër deri më 5 janar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?