Kosova
Albanina tregon për gjendjen e burrit dhe vajzës, që mbeten të bllokuar në Antarktik
Megjithatë ata kanë mbetur tash e dhjetë ditë të bllokuar duke mos mundur të lëvizin shkaku i motit të keq
Mrika dhe babai i saj, Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 metra, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor.
Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit.
Telegrafi ka arritur të kontaktojë bashkëshorten e Arianitit, Albanina Taraku-Nikqi, e cila ka treguar gjendjen e fundit të alpinistëve.
“Ata më 21 dhjetor është dashur të jenë në shtëpi. Derisa me sukses e kanë kryer më 16 dhjetor ngjitjen e malit, më 17 dhjetor kanë arritur të zbresin dhe të kthehen në kampin bazë. Në kampin bazë është e paraparë që të rrihet një deri në dy ditë, varësisht prej kushteve. Prej bazës i marrin dhe i dërgojnë në një bazë tjetër, në bazën kryesore të Antarktikut, që prej aty t’i marr aeroplani i madh që vjen prej Amerikës Latine”, tha fillimisht Taraku-Nikçi.
Megjithatë ata kanë mbetur tash e dhjetë ditë të bllokuar duke mos mundur të lëvizin shkaku i motit të keq, përcjell albinfo.ch.
“Por nuk ka shkuar ashtu. Janë 10-të ditë që kanë mbetur të bllokuar dhe nuk ka pas asnjë lëvizje për shkak të motit. Sa për kushte, unë gjatë gjithë kohës po informohem me logjistikën e Antarktikut dhe Bllogun. Ata po thonë që kanë diçka rezerva të ushqimit, dhe është shumë e natyrshme që ushqimet të mbarojnë. Kam qasje me një GPS, që e ka burri atje dhe shumë shkurt më ka thënë që ushqim ka shumë pak. E sa munden të mbijetojnë për ato kushte, ne nuk e dimë”, shtoi ajo.
Albanina ka treguar se për herë të fundit ka kontaktuar me Arianitin dhe Mrikën, duke zbuluar se së bashku me ta janë edhe 11 alpinistë të tjerë nga Australia, Amerika dhe Evropa.
“Mbrëmë kanë shkruar që ende është koha e keqe e nuk po munden me i marr. Grupi i tyre janë gjithsej 11-të dhe janë të gjithë nga Australia dhe Amerika, vetëm këta dy nga Evropa. Vajza, Mrika është femra më e re në botë që e ka ngjit atë majë. E ka festuar ditëlindjen atje. Ka shkuar si 16-të dhe atje i ka bërë 17-të”, përfundoi ajo.
Baba e bijë kujtojmë se gjatë javës së kaluar kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë