Lifestyle
Aktory Spacey do të paraqitet në gjykatë më 7 janar
Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey, i cili më parë u përball me akuza për ngacmim seksual të një 18-vjeçari, më 7 janar do të dalë para gjykatës.
Prokurori i zonës “Cape and Islands”, Michael O’Keefe, deklaroi se aktori 59-vjeçar Spacey do të paraqitet para gjykatës më 7 janar 2019, nën akuza se në vitin 2016 ka ngacmuar seksualisht një 18-vjeçar në një kafene në shtetin Massachusetts.
O’Keefe tha se në rast se Spacey shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 5 vjet burgim. Spacey lidhur me rastin publikoi një video në rrjetet sociale, ku thotë se në asnjë mënyrë nuk do të paguajë çmimin për diçka që s’e ka bërë, gjë që njëherësh ishte edhe reagimi i tij i parë që kur u ballafaqua me akuzën, shkruan albinfo.ch.
Përveç këtij rasti, aktori amerikan, Anthony Rapp, fillimisht kishte deklaruar se qysh në vitin 1986 sa ishte 14-vjeçar e ka ngacmuar në shtëpinë e tij. Pas këtyre akuzave platforma Netflix hoqi nga transmetimi serinë e njohur House of Cards, ku Spacey luante rolin kryesor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë