Sporte Luftarake

Sfida për boksierin Egzon Maliqaj

Të mërkurën, boksieri i ri shqiptar Egzon Maliqaj do ta zhvillojë ndeshjen e katërt profesionale, njofton Albinfo.ch.

Kundërshtar i Maliqajt është ukrainasi Roman Zinchenko.

Në matjet zyrtare, Egzon Maliqaj kishte 71.3 kg, ndërsa kundërshtari i tij, Zinchenko 69.9.

“Jam stërvitur maksimalisht me trajnerin tim personal Harun Gülen dhe trajnerin e boksit Pascal Stalde. Ndjehem i i përgatitur për këtë sfidë të fundvitit. Besoj se do të ngadhnjej në këtë luftë”, deklaroi Egzon Maliqaj për Albinfo.ch.

Ndeshja e Egzon Maliqajt zhvillohet në Grand Casino në Bern, në ora 15:00.

Në boksin profesional Egzoni debutoi më 7 orill të këtij viti. Në tre luftërat e deritanishme, ka dy fitore dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Këtë ndeshje nga afër do ta përcjellë edhe gazetari i Albinfo.ch, i akredituar nga organizatorët.