Ekonomi
10 miliarderët që janë pasuruar më shumë gjatë 2018-s
Bill Gates dhe Steve Ballmer kanë fituar më shumë se 6,3 miliardë dollarë, falë performancës së mirë të aksioneve në bursë të Microsoft
2018-a ka qenë një vit i vështirë për shumë investitorë anembanë botës, pasi tregjet e aksioneve janë tronditur nga ngjarje si Brexit apo tensionet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes pasigurisë, pasuria e shumë miliarderëve është zvogëluar.
Ai që ka humbur më shumë në të gjithë botën, është CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, për shkak të skandaleve të brendshme dhe lajmeve negative. Ai është i vetmi amerikan mes 10 miliarderëve të mëdhenj, pasuria e të cilëve është zvogëluar, gjysma e të cilëve janë nga Azia.
Megjithatë, përkundër këtij trendi, ka pasur edhe shumë miliarderë, pasuria e të cilëve është rritur. Bill Gates dhe Steve Ballmer kanë fituar më shumë se 6,3 miliardë dollarë, falë performancës së mirë të aksioneve në bursë të Microsoft, shkruan ‘monitor’.
Disa miliarderë rusë janë bërë edhe më të pasur, ndërkohë që fitimet e kompanive të tyre të naftës dhe gazit rriteshin, përcjell albinfo.ch.
Por ai që ka fituar më shumë gjatë 2018-s, me marzhin më të lartë të fitimit, është CEO i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit është rritur me 28 miliardë dollarë, në 127,2 miliardë dollarë, mes 29 dhjetorit 2017 dhe 17 dhjetorit 2018.
Gjithsej, dhjetë miliarderët, pasuria e të cilëve është rritur më shumë, i kanë shtuar në total 64 miliardë dollarë pasurisë së tyre në 12 muajt e fundit. Rritja është shumë më e ulët krahasuar me 2017, kur vlera totale e pasurisë së dhjetë miliarderëve të parë u rrit me 204 miliardë dollarë.
10 miliarderët që janë pasuruar më shumë gjatë 2018-s
- Jeff Bezos
+$27,9 miliardë
Pasuria $127,2 miliardë
- Tadashi Yanai
+$7 miliardë
Pasuria $27,1 miliardë
- Vagit Alekperov
+$4,6 miliardë
Pasuria $19,5 miliardë
- Rupert Murdoch
+$4.6 miliardë
Pasuria $19,3 miliardë
- Leonid Mikhelson
+$4 miliardë
Pasuria $21,4 miliardë
- Gennady Timchenko
+$3,8 miliardë
Pasuria $18,9 miliardë
- Steve Ballmer
+$3,4 miliardë
Pasuria $40,7 miliardë
- Mukesh Ambani
+$3 miliardë
Pasuria $44,4 miliardë
- Bill Gates
+$2,9 miliardë
Pasuria $93,9 miliardë
- Elon Musk
+$2,8 miliardë
Pasuria $22,5 miliardë
10 miliarderët që janë varfëruar më shumë gjatë 2018-s
- Mark Zuckerberg
-$18,7 miliardë
Pasuria $52,5 miliardë
- Amancio Ortega
-$16,2 miliardë
Pasuria $59,6 miliardë
- Georg Schaeffler
-$14 miliardë
Pasuria $12,4 miliardë
- Ma Huateng
-$10,1 miliardë
Pasuria $35,1 miliardë
- Carlos Slim Helú
-$9,3 miliardë
Pasuria $56,8 miliardë
- Jorge Paulo Lemann
-$9,2 miliardë
Pasuria $20 miliardë
- Charoen Sirivadhanabhakdi
-$7,24 miliardë
Pasuria $12,8 miliardë
- Pollyanna Chu
-$7,2 miliardë
Pasuria $2 miliardë
- Wang Wei
-$6,7 miliardë
Pasuria $13 miliardë
- Zhou Qunfei
-$6,3 miliardë
Pasuria $3,5 miliardë
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë