Shkurt.ch

Erin Brady është zgjedhur “Mis Amerika 2013”

Vajza nga shteti amerikan Konektikatit, Erin Brady, është bartëse e titullit Miss i SHBA-së për vitin 2013

25-vjeçarja ka fituar të drejtën për të marrë pjesë edhe në “Miss Universe”. Përzgjedhja përfundimtare e vajzës më të bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar në natën e së dielës në Las Vegas.

Natën finale të konkursit kandidatët janë përgjigjur zakonisht në çështjet e ndërlikuara nëse do të mbështesin vendimin e Gjykatës së Lartë në SHBA, me të cilin i lejohet policisë për të bërë analizën e ADN-së personave të arrestuar në kuadër të kontrolleve rutinë. Misi i SHBA-së u përgjigj se mbështet vendimin, nëse të burgosurit kryejnë një krim”, raporton Associated Press.

Vajza ka njoftuar tashmë se synon që ditët në vijim të japë dorëheqjen nga kompania ku ajo punon si kontabiliste. Brady së shpejti do të marrë rrugë në turne nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sensibilizuar çështjen e luftës kundër kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës te femrat.

Brady gjithashtu tha se synon të fitojë konkursin Miss Universe, i cili do të mbahet më vonë këtë vit në kryeqytetin rus, Moskë.