Bota

Dhjetëra emigrantë të bllokuar në det, presin për port të sigurt

Gjithsej 344 emigrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe që nga e premtja e 21 dhjetorit.

OJQ-ja Proactiva Open Arms tërhoqi 311 emigrantë nga brigjet e Libisë dhe ndihmoi 33 vetë, duke përfshirë disa fëmijë, në Mesdheun qendror.

Pas mohimit të lejes për të vendosur migrantët në Maltë dhe Itali, anija Open Proactiva Arms lundroi për Spanjën, shkruan euronews, përcjell Albinfo.ch.

Anijës së Sea-Watch i mohohet ende një port i sigurt, tha organizata.