Kinema
Dy premiera kosovare në Stamboll
Dy drama të autorit nga Kosova, Jeton Neziraj, do të jepen premiera këtë javë në kryeqytetin turk në Stamboll.
Të enjten, me 27 dhjetor, Teatri Shtetëror në Stamboll do të shfaqë premierën turke të dramës “Peer Gynti nga Kosova” të Nezirajt, regjinë e së cilës e ka bërë Saydam Yeniay.
Për këtë shfaqje, e cila do të jepet në Cevahir Sallon 2, që është salla kryesore e Teatrit Shtetëror me rreth 400 ulëse, duket se ka një interesim tepër të madh të publikut turk. Të 5 shfaqjet e para të planifikuara për këtë fund-dhjetor tashmë janë shitur tërësisht.
Ndërkohë, një ditë para kësaj premiere të rëndësishme të Teatrit Shtetëror, teatri privat Dina Tyiatro do të shfaqë si premierë dramën “Liza po fle”, një dramë tjetër e Jeton Nezirajt. Drama, me titull të ri në gjuhën turke (Günah Çıkarma) do të sjepet si premierë të me 26 dhjetor (e mërkurë), në Duru Tiyatro, kurse regjinë e saj e ka bërë Ílhami Özdemir.
Të dy dramat në gjuhën turke jan përkthyer nga Senem Cevher, kurse jan botuar më herët nga shtëpia botuese Mitos Boyut në Stamboll.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave