Kosova
Macron- Thaçit: Në Paris u riafirmua angazhimi për paqen
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër presidentit Thaçi, përmes së cilës e ka falënderuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të mbajtur në Paris, më 11 nëntor të këtij viti.
Në këtë letër dërguar presidentit Thaçi, presidenti Macron shkruan se kjo ceremoni ishte një mundësi për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv.
“Ajo na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv”, shkruan presidenti Macron.
Tutje në letër thuhet se: “Ceremonia mundësoi nderimin me solemnitet dhe emocion të miliona viktimave të një tragjedie që shënjoi thellësisht kujtesën e popujve tanë dhe orientoi fatin e botës”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh