Kosova
Kërkohet shkarkimi i Pacollit nga pozita e Ministrit të Jashtëm
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shkarkojë Behgjet Pacollin nga pozita e ministrit për Punë të Jashtme, për shkak të siç është thënë “fjalorit denigrues, fyes, racist dhe seksist” të përdorur gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Ky Këshill i është referuar deklaratës së Pacollit në këtë Komision pasi Kosova nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).
“Shprehjet e z. Pacolli para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme si: ‘Serbia ka angazhuar 10 vajza të bukura, të veshura mirë të cilat kanë shkuar në tavolinë duke i përqafuar (zezakë!!!) dhe duke ua lënë një zarf në tavolinë… përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut duke fyer në baza ekskluzivisht raciste ( zezakë!!!) përfaqësues të shteteve, anëtarë të INTERPOL – it, me të drejtë vote”, është thënë në një komunikatë për media të këtij Këshilli, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Përveç tjerash, KMDLNJ ka vlerësuar se nëse Qeveria e Kosovës nuk merr masa ndaj Pacollit përgjegjësia mbetet tek anëtarët e Qeverisë.
Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi nuk ka marrë shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që është mbajtur në Dubai në muajin nëntor.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve