Bota

SHBA, akuza penale ndaj dy hakerëve kinezë

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar për akuza penale kundër dy hakerëve që thuhet se janë të lidhur me shërbimin kryesor të inteligjëncës së Kinës, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.

Zhu Hua dhe Zhang Shilong kanë synuar që të vjedhin sekretet konfidenciale, komerciale dhe teknike.

Sipas raportimeve të fundit, të dy burrat janë aktualisht në Kinë.

Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Japonia, Holanda, Zelanda e Re dhe Suedia janë njoftuar gjithashtu se mund të jenë objektivi i radhës për këto sulme.