Sport

Mbi 10% të golave në Zvicër u realizuan me asistimet e futbollistëve shqiptarë

Në gjysmën e muajit dhjetor të vitit 2018, përfundoi sezoni vjeshtor në Super Ligën e Zvicrës në Futboll. Kontributi angazhimi i futbollistëve shqiptarë ishte i theksuar, qoftë me paraqitje në lojë, asistime të golave, por edhe të golave të shënuar.

Nga gjithsejtë 320 gola të shënuar deri në javën e 18-të të sezonit 2018/19 nga të gjitha dhjetë ekipet zvicerane, mbi 10% ose 33 gola janë shënuar falë asistimeve të futbollistëve shqiptarë, njofton albinfo.ch.

Trembëdhjetë futbollistë shqiptarë kanë asistuar, më së shumti Albian Ajeti te FC Basel-i, Bastien Toma te FC Sion-i dhe Benjamin Kololli për FC Zürich-u.

Më së shumti asistime kanë bërë tre futbollistët shqiptarë për FC Sion-in, gjithsejtë 12-të, 6-të Bastien Toma dhe nga 3 Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Vijon lista e të gjithëve futbollistëve shqiptarë që janë regjistruar me asistimet e tyre:

33 asistime:

Albian Ajeti (FC Basel)                     6

Bastien Toma (FC Sion)                             6

Benjamin Kololli (FC Zürich)           4

Ermir Lenjani (FC Sion)                             3

Pajtim Kasami (FC Sion)                            3

Shkelqim Demhasaj (FC Luzern)      2

Toni Domgjoni (FC Zürich)              2

Samir Ramizi (XAMAX Neuchatel FC)     2

Izer Aliu (FC Zürich)                         1

Eris Abedini (FC Lugano)                          1

Mirlind Kryeziu (FC Zürich)             1

Taulant Xhaka (FC Basel)                1

Idriz Voca (FC Luzern)                     1