Sport
U21 e Kosovës, në Zvicër për sensacion
Djelmoshat e përzgjedhësit kosovarë (U21) Rafet Prekazi janë nisur drejt Zvicrës me disponimin më të mirë, për të shënuar rezultate të kënaqshme në turneun e Crans Montanas
Futbollistët më të mirë të kombëtares kosovare të futbollit, të moshave të reja (U21) janë nisur drejt Zvicrës për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtarë të futbollit “Youth Vallais Cup 2013”, i cili mbahet në Crans Montana.
Djelmoshat e përzgjedhësit Rafet Prekazi janë nisur me disponimin më të mirë, për të shënuar rezultate të kënaqshme dhe për të bërë sensacion, në një garë ku do të luajnë edhe ekipet më të mira të futbollit botëror, përfshirë këtu Brazilin, Egjiptin dhe Ganën.
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e futbollit kosovar që ekipi U21 do të paraqitet në një turne të tillë. Në këtë turne do të marrën pjesë 18 lojtarë, 13 nga Superliga e Kosovës, 2 nga ajo e Shqipërisë dhe 3 nga ekipet evropiane.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Argjend Mustafa tha se kjo do të jetë një përvojë e re për të dhe bashkëlojtarët e tij. “Ne do të bëjmë ç’mos që të tregojmë një lojë të pëlqyeshme dhe të mos koritemi dhe besoj se do t’ia dalim qëllimit tonë”, i ka thënë ai.
Përfaqësuesja e Kosovës përbëhet nga: Florent Zymeri, Altik Muhaxheri, Përparim Islami, Besart Celina, Armend Thaçi, Drilon Musaj, Argjend Malaj, Argjend Mustafa, Gentrit Begolli, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Flamur Shala, Pleurat Hajdini, Arian Jasiqi, Florent Avdyli, Lorik Maxhuni, Armand Drevina dhe Alban Lekaj.
Ndeshjen e parë Kosova e luan me Ganën të mërkurën në ora 19:30.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve Këtë vit, Pashkët do të jenë sërish një provë durimi për shumë drejtues automjetesh. Ndikimi më...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?