Shkurt.ch

76 mijë dollarë për fotot e bëra nga shimpanza

Një seri e fotografive të titulluara "Moska shihet nëpërmjet syve të Mikkit” janë bërë nga një shimpanzë e quajtur Mikki

Fotot e realizuara në Sheshin e Kuq të Moskës nga një shimpanzë në fillim të viteve 90-ta u shitën në një ankand në Londër nga “Sotheby” për 50 mijë funte (më shumë se 76.500 dollarë amerikanë).

Një seri e fotografive të titulluara “Moska shihet nëpërmjet syve të Mikkit” janë bërë nga një shimpanzë e quajtur Mikki. Shimpanza ishte trajnuar nga artistët  Vitaly Komar dhe Alexander Melamid. Më vonë fotografitë bëhen pronë e koleksionistit rus, Kira Flanzaich.

“Ndonjëherë duket se kafshët mund të bëjnë foto dhe gjëra të tjera më të mira sesa njerëzit. Ne mund të shohim se Mikki bëri një seri fotografish më të mira në Sheshin e Kuq të Moskës”, thotë Flanzaich.

Fotografitë e marra nga Mikki janë pjesë e projektit “Bashkëpunimi me kafshët” që ka filluar në vitin 1978. Qëllimi i projektit është që të ndryshohet qasja se vetëm njerëzit janë të aftë për të krijuar vepra arti. 

“Pictures of Mikki” ka qenë pjesë e një koleksioni unik të më shumë se 800 fotografive nga periudha sovjetike e ekspozuar në ankandin e “Sotheby’s”.