Shëndetësi

Varësia nga lojërat e fatit dhe mjetet digjitale

Co-Varësitë me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga varësitë josubstanciale (Co-Varësitë me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga lojërat e fatit dhe mjetet digjitale)

Aspekti i përgjithshëm: Çka janë varësitë josubstanciale – Varësitë josubstanciale janë ato varësi të cilat nuk krijohen duke marrë (konsumuar) substanca varësuese të caktuara, siç është alkooli dhe drogat ilegale, por krijohen duke luajtur lojëra fati me e pa para, duke shikuar shumë televizion, duke qëndruar shumë para kompjuterit, duke komunikuar së tepërmi me të tjerët nëpërmjet të çat-imit dhe Facebuk-ut etj.  Fakti se të varësuarit nga lojërat e fatit dhe nga komunikimi digjital nuk konsumojnë substanca varësuese, nuk do të thotë aspak se parandalimi dhe shërimi i varësive të tilla është më i lehtë se parandalimi dhe shërimi i varësive substanciale.   

Përparësia e vetme e të varësuarve nga lojërat e fatit dhe komunikimi digjital është se ata për vet faktin se nuk konsumojnë substanca varësuese, ndonëse kanë çrregullime psikike të caktuara, strukturat organike të trurit i kanë të ruajtura. Por edhe kjo përparësi atyre mund t`u rrezikohet sepse ata për shkak të humbjeve të mëdha financiare në lojërat e fatit, tensionohen dhe  fillojnë të konsumojnë alkool ose/dhe droga ilegale të dëmshme për strukturat e trurit. Kështu nga një varëtelefonim gratis rurit. oga ilegale shum tuporesi krijohen dy e tri.     

Cilat janë varësitë josubstanciale –  Njëra nga varësitë josubstanciale  është ajo e lojërave të fatit prej të cilave varësohen kryesisht meshkujt (djemtë, burrat). Lojërat e tilla ushtrohen në automatët për të luajtur me para të vendosura në sallat e lojërave ose nëpër disa restorante, ose në automatët për lojëra me para të vendosura nëpër bankat e lojës[1] dhe në kazino. Më tej, të tilla janë edhe varësitë të cilat krijohen nga lojërat në bastoret për prognoza sportive, lojërat me gërvishte, lotaritë e ndryshme, pokeri online, etj.

Një kapitull i veçantë i varësive josubstanciale  ka të bëj me përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve komunikuese digjitale. Këtu bënë pjesë shikimi i tepruar i televizionit, komunikimi i tepruar nëpërmjet të chat-imit në internet dhe nëpërmjet të rrjetit social të Facebuk-ut, përdorimi i tepruar i veiberit (Viber) për telefonim gratis i instaluar në internet, ose përdorimi i tepruar i skajpit (Skype) po ashtu për telefonim gratis i instaluar në celularët Smartphohe etj. Varësia tjetër josubstanciale ka të bëjë me fëmijët të cilët i përdorin konzolat për lojëra të njohura si “Game-Boy” dhe “Ply-Station” të cilat lidhën me televizionin duke treguar filma të vizatuar sipas rastit edhe me përmbajtje jo të shëndosha. Nga ana tjetër është edhe varësia e blerjes së vazhdueshme dhe pa kriter e gjësendeve dhe e veshë-mbathjeve e cila ndodhë kryesisht te vajzat dhe gratë.

Varësi me rrezikshmëri të lartë – Për shkak të zhvillimit të pandalshëm të haitek-ut varësitë josubstanciale janë të shumta dhe sipas të gjitha gjasave ato do të shtohen vazhdimisht, duke rezultuar kësisoj me numër të madh të të varësuarve dhe për rrjedhojë edhe të të co-varësuarve të cilët i përkujdesin të varësuarit e tillë. Më të rrezikuara janë vendet e zhvilluara në të cilat qytetarët kanë mundësi më të mëdha financiare për të siguruar mjete digjitale të ndryshme të cilat shpijnë në varësi josubstanciale. Meqë edhe migrantët të cilët jetojnë në vende të zhvilluara janë të rrezikuar nga varësit josubstanciale, informimi i tyre lidhur më varësit e tilla në gjuhët amtare, përfshirë këtu edhe në gjuhën shqipe është i një rëndësie të madhe.    

 

Pasojat

Varësia e personave të cilët luajnë lojëra fati ose komunikojnë nëpërmjet të mjeteve digjitale paraqet pasojën e parë por jo edhe e vetmen. 

Çrregullimet psikike dhe trupore te të varësuarve të cilat ndodhin për shkak të humbjeve të mëdha financiare me rastin e lojërave të fatit paraqesin pasojat tjera të radhës.    

Co-varësia e personave të cilët i përkujdesin të varësuarit nga lojërat e fatit dhe nga mjetët digjitale paraqet po ashtu një pasojë tjetër ngarkuese për shoqërinë dhe rrethin. Duke pasur parasysh se me përkujdesjen një personi të varësuar p. sh: nga lojërat e fatit shpesh angazhohen dy apo tre anëtarë të familjes, kjo fletë se numri i të co-varësuarve disa herë më i madh se numri i të varësuarve.

 

Aspekti specifik: 

Rrjedha e co-varësisë me rastin e varësive josubstanciale  

Faza e parë është ajo e marrjes në mbrojtje dhe e arsyetimit – Në këtë fazëanëtarët e familjes, kolegët e punës dhe personat tjerë ndihmues, personin i cili ka filluar  të varësohet nga lojërat e fatit, ose  nga përdorimi i tepruar i mjeteve digjitale, e  marrin në mbrojtje duke i arsyetuar veprimet e tilla të  tij me stresin e vazhdueshëm apo me ndonjë ngjarje të keqe që i ka ndodhur etj. Kështu,  në këtë fazë qëndrimi  i tepruar para kompjuterit, çat-imi dhe komunikimi i tepruar nëpërmjet të Facebuk-ut, ose/dhe shikimi i tepruar i televizionit nga ana e të rinjve, të shumtën e herëve tolerohet nga prindërit, ndër të tjera edhe nëpërmjet të sqarimit se ata janë të rinj dhe se këto gjëra përkojnë me moshën e tyre. Nënat shpesh janë të kënaqura që fëmijët e tyre duke u marrë me  lojë-konzolat Game-Boy dhe Playstation nuk kanë nevojë të merren shumë me ta.

Partneret (gratë) shpeshherë as që e dinë se burrat e tyre kanë filluar të luajnë lojëra të fatit. Kur varësia  e anëtarit të familjes nga lojërat e fatit bëhet publike, dhe kjo ndodh kur i varësuari veç ka bërë borxhe të mëdha, anëtarët tjerë të familjes ose personat tjerë të cilët duan të bëhen të njohur si bamirës e humanist, sipas rastit e kthejnë borxhin e personit i cili ka filluar të varësohet nga lojërat e fatit.  Mirëpo mbështetjet e tepruara morale dhe ndihmat e tilla financiare personin i cili ka filluar të varësohet nga lojërat e fatit e bëjnë të papërgjegjshëm për fatet e tij. Kështu, ai vazhdon të luaj më tej lojëra fati sepse parashikon se edhe borxhin e radhës sërish do t`ia paguajnë të tjerët. Kësisoj, në këtë fazë, anëtarët e familjes dhe ndihmëdhënësit tjerë me veprimet e tyre të tilla, në njërën anë e nënvleftësojnë rrezikun e varësimit nga lojërat e fatit, kurse në anën tjetër e favorizojnë ndodhjen e tij. 

Faza e dytë është ajo e shoqërimit dhe e kontrollit të vazhdueshëm – Në këtë fazë personat të cilët luajnë lojëra fati veç janë varësuar plotësisht, kurse anëtarët  e familjes dhe personat tjerë ndihmues për t`i shmangur  ata  nga lojërat e fatit fillojnë që ti mbajnë ata nën kontroll duke i shoqëruar sa herë që ata dalin jashtë shtëpisë. Vënia nën kontroll she shoqërimi i tillë të varësuarin nga lojërat e fatit sërish e shmangë nga vetëpërgjegjësia e tij, kjo thjesht sepse përgjegjësit e tij i kanë marr të tjerët, ata që kur e ka ngushtë e ndihmojnë financiarisht dhe që e shoqërojnë jashtë shtëpisë, dhe për rrjedhojë ai sërish e gjë rastin që parapa shpinës së familjarëve të vazhdoj me lojërat e fatit.       

Nga ana tjetër në këtë fazë anëtarët e familjes së  të varësuarve nga mjetet digjitale po ashtu venë rregulla të caktuara lidhur me shikimin e televizionit ose përdorimin e kompjuterit, Facebuck-ut e të tjera, por kjo të rinjve të varësuar nuk iu ndihmon sepse duke i pasur ata mjetet digjitale në dhomat e tyre, derisa të tjerët flenë ata i përdorin ato natën vonë. 

Vetë humbjet e mëdha financiare, braktisja e shkollave, përjashtimet nga puna, problemet sociale dhe konfliktet në familje të cilat ndodhin si pasojë e varësive të tilla , bëjnë që të varësuarit me qëllim që të lehtësimit  nga vuajtjet e tyre të vazhdojnë që të luajnë edhe më shumë lojëra të fatit dhe ti përdorin edhe më shumë mjetet digjitale, duke rrëshqitur ata kësisoj brenda “qarkut të djallit” prej të cilit vështirë e kanë të dalin.

Nga ana tjetër, vet përkujdesja  intensive dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe të pasuksesshme të anëtarëve të familjes për ta „shëruar“ anëtarin e familjes nga varësit e tilla, bëjnë që ata pikërisht në këtë fazë të bashkëvarësohen (co-varësohen) plotësit në raport me sjelljet e të varësuarit të tyre. Kështu, ata vuajnë nga ndjenja e dështimit, nga frika dhe pasiguria se çfarë do të ndodhë me familjarin e tyre të varësuar, nga pagjumësia dhe  nga shenja tjera të depresionit. Situata komplikohet sidomos kur paraqitën probleme financiare, gjë që ndodh p. sh: kur i varësuari nga lojërat e fatit ka humbur vendin e punës dhe vazhdimisht krijon borgje, kur i varësuari (djali apo vajza) nga mjetet digjitale e ka humbuar shkollën profesionale, shkollën e mesme ose studimet universitare. Për të gjitha këto fenomeni i co-varësimit bëhet shumë kompleks duke e prekur secilën pore të jetës në familje dhe secilin anëtarë të familjes.       

Faza e tretë, është ajo e akuzimit dhe e fajësimit të të varësuarit- Në këtë fazëanëtarët e familjes dhe personat tjerë të cilët e përkujdesin të varësuarin nga lojërat e fatit ose nga mjetet digjitale, duke qenë të dëshpëruar si me mossukseset e tyre, ashtu edhe me të varësuarin, këtë të fundit fillojnë ta akuzojnë për mospërgjegjësi dhe për mospërpjekje vetanake për ndërprerjen e varësisë nga lojërat e fatit ose nga mjetet digjitale. Të dorëzuar para vështirësive të shumta ata tani me shumë vonesë e kërkojnë ndihmën e personave profesionist dhe të institucioneve ekzistuese për shërimin e të varësuarit të tyre.     

Nënfaza e rehabilitimit të të varësuarve – Në saje të ndihmës dhe terapive adekuate të personave profesionit, të varësuarit sipas rastit rehabilitohen dhe shërohen pjesërisht ose plotësisht. Por edhe në rastet kur të varësuarit janë shëruar plotësisht, të co-varësuarit (familjarët) vazhdojnë të vuajnë nga shenjat e lartpërmendura të co-varësisë, sepse nga njëra anë ata kanë frikë se të varësuarit e tyre sërish mund t`u kthehen varësive, kurse në anën tjetër ata kanë mbetur të pashëruar nga co-varësia e tyre.

Nënfaza e rehabilitimi të të co-varësuarve – Në këtë nënfazëtë co-varësuarit ishte dashur të merren me vetën e tyre, tu nënshtrohen terapive profesionale për shërimin e co-varësisë nga e cila shpeshherë kanë vuajtur për vjet të tëra paraprakisht.   

 

Këshilla

Personi i cili ka filluar të varësohet nga lojërat e fatit ose/dhe nga përdorimi i tepruar  i mjeteve digjitale dhe familjarët e tij të cilët kanë filluar të co-varësohen, duhet që në fazën e parë të zhvillimit të varësisë dhe të co-varësisë të paraqiten në këshillimoret e caktuara për parandalimin e varësisë. Hapi i tillë paraqet prevenimin dhe shërimin primar të varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë josubstanciale.

Në rastet kur, si varësia e anëtarit të familjes, ashtu edh co-varësia e anëtarëve të tjerë të familjes janë zhvilluar plotësisht, duhet patjetër që te dy palët të trajtohen nga personat profesionist të specializuar për shërimin e varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë. Ky hap paraqet prevenimin dhe shërimin sekondar të varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë.

Në rastet kur të varësuarit nga lojërat e fatit ose nga mjetet digjitale janë varësuar edh nga substancat varësuese si alkooli apo drogat, anëtarët e familjes së bashku me mjekët e shtëpisë duhet të angazhohen për hospitalizimin e tyre në klinikat përkatëse. Ky hap paraqet prevenimin dhe shërimin terciar të varësisë dhe të co-varësisë.

Prindërit e kujdesshëm duke biseduar me fëmijët e tyre parashkollor dhe shkollor dhe duke bërë me ta marrëveshje të caktuara, mund ta parandalojnë varësimin e fëmijëve të tyre nga lojërat me Game-Boy e Play-Station, si dhe nga qëndrimi i tepruar para ekranit të televizorit dhe të kompjuterit etj.              

Info:

Për parandalimin dhe shërimin e varësive josubstanciale janë kompetente këshillimoret, institucionet dhe personat profesionit të cilët merren edhe me parandalimin dhe shërimin e varësive substanciale, siç janë  ato nga alkooli dhe drogat ilegale. (Vijon)

Dr. med. Xhevat Hasani

 

 

 



[1] Bankat e lojës –janë tavolinat e drujta në të cilat luhen lojërat e fatit me para të cilat quhen banka të lojës