Lifestyle
Filmat nga Kosova nuk nominohen për “Oscar”
Organizatorët e ceremonisë “Oscar” për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje i kanë bërë të ditura nominimet për 9 kategori të ndryshme, më shumë se një muaj para se të zbulohen nominimet e plota të shpërblimeve prestigjioze “Oscar
Në mesin e kategorive të zbuluara janë edhe “Filmi më i mirë i huaj” dhe “Filmi më i mirë i shkurtër”, ku konkurronin edhe tri regjisoret kosovare, Blerta Zeqiri, More Raça dhe Lendita Zeqiraj. Ndër të nominuarit më të përfolur në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” ishin ato të Lady Gagas e Bradley Cooperit, dhe Kendrick Lamar dhe SZA, shkruan albinfo.ch
Në mesin e 9 filmave të nomimuar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” nga 87 filmat konkurrentë, nuk përfshihet edhe filmin kosovar i regjisores Blerta Zeqiri, “Martesa”, i cili këtë vit pritej të hynte në listën e ngushtë të nominimeve, ku janë filmat: “Roma” nga Alfonso Cuaron që e përfaqëson Meksikën, “Cold War” nga Polonia dhe filma të tjerë nga Libani, Japonia, Koreja e Jugut, Danimarka, Gjermania, Kazakistani e Kolumbia.
Po ashtu, anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencës, që e organizojnë këtë ceremoni prestigjioze të kinematografisë, e kanë publikuar listën e filmave të nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”, dhe fatkeqësisht në këtë listë nuk kanë arritur të hyjnë as dy pretendentët e tjerë nga Kosova, “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj dhe “Ajo” nga More Raça.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës